Dy vjet si presidente, Osmani: Udhërrëfyesi im ende është interesi qytetar dhe i Republikës

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot shënon dyvjetorin që nga marrja e detyrës si e para e shtetit.

Osmani ka thënë se përgjatë këtyre dy vjetëve dhe gjithmonë i vetmi udhërrëfyes për punën e saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se më 2 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës me një seancë të jashtëzakonshme zgjodhi presidente, Vjosa Osmanin, me 71 vota për.

Të ngjashme