Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqje shkaku i skandalit me Ukrainën

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Një avokat i zyrës së buxhetit Në Shtëpinë e Bardhë dhe një zyrtar tjetër, emrat e të cilëve nuk bërë publikë, dhanë dorëheqje pjesërisht për shkak të shqetësimeve rreth ndihmës ushtarake të presidentit Trump në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Mark Sandy nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit tha para zyrtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve se një individ në departamentin ligjor të kësaj zyre dha dorëheqje pjesërisht për shkak të suspendimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Sandy dha dëshmi edhe për dorëheqjen e një zyrtari tjetër. “Po, ky individ është shprehur i zemëruar. Ai u shpreh i zemëruar pasi nuk e kuptonte pse këto ndihma janë suspenduar”, tha ky zyrtar.

Presidenti Trump po përballet me hetime dhe shkarkim të mundshëm nga detyra për shkak të dyshimeve se i ka kushtëzuar rreth 400 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën me fillimin e hetimeve kundër djalit të rivalit politik, Joe Biden, shkruan “The Guardian”, transmeton gazetaexpress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme