“Bianconeri” e kanë shpërblyer sulmuesin argjentinas, i cili do të nënshkruajë deri në vitin 2025
Paulo Dybala pritet të nënshkruajë sa më shpejt kontratë të re me Juventusin.
“Bianconeri” po planifikojnë ta shpërblejnë sulmuesin argjentinas për paraqitjet që i bëri në “Allianz Stadium”.
Për këtë, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se përfaqësuesi argjentinas e ka pranuar ofertën e re të Juves.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Palermos pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate, deri në vitin 2025.
Dybala ishte afër largimit nga Torino vitin e kaluar për t’iu bashkuar Tottenhamit.
Por, ai qëndroi tek kampioni aktual italian dhe e bindi trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij./ge