Paulo Dybala është i gatshëm që të largohet nga Juventus, sipas raportimeve nga Sky Sport në Itali.
Përfaqësuesi i Argjentinës është lidhur me një transferim te Manchester United dhe Real Madrid në të kaluarën, mirëpo asgjë nuk kishte realizuar e frytshme.
Ndërkaq tash, thuhet se ish-ylli i Palermos ka biseduar me trajnerin e ri të Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri, për ta njoftuar se është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat nga jashtë.