Ekonomia Online
FUNDIT

Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit

Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit, nëse nuk e vazhdon kontratën me klubin kampion të Italisë, shkruan “Tuttosport”. Kontrata e Dybalas me Juventusin skadon në verën e vitit 2022. Juventusi së shpejti do t’i bëjë ofertë të re Dybalas. Juventusi verën e kaluar i ofroi Dybalas kontratë të […]

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit, nëse nuk e vazhdon kontratën me klubin kampion të Italisë, shkruan “Tuttosport”.

Kontrata e Dybalas me Juventusin skadon në verën e vitit 2022. Juventusi së shpejti do t’i bëjë ofertë të re Dybalas. Juventusi verën e kaluar i ofroi Dybalas kontratë të re me pagë dhjetë milionë euro në vit, por ai e refuzoi. Juventusi pritet që në ofertën e re ta shtojë edhe një bonus prej dy milionë euro, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar pas Cristiano Ronaldos.

Dybala i është bashkuar Juventusit nga Palermo në vitin 2015 për 40 milionë euro. Ai ka realizuar 97 gola në 240 paraqitje për gjigantin e Series A.

Të ngjashme