Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, thuhet se mund të kthehet në stërvitje sot (e enjte) dhe synon të jetë gati për ndeshjen kundër Romës të shtunën.
Dybala është duke i munguar që disa javë Juventusit shkaku i problemeve fizike që ia kanë pamundësuar lojën në disa nga ndeshjet e fundit.
Megjithatë, sipas gazetës Tuttosport, argjentinasi po punon shumë për t’u kthyer për Zonjën e Vjetër dhe ai dëshiron të jetë përsëri protagonist në Allianz Stadium.
Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, Chiesas dhe McKenniet – argjentinasi mungon për 20 ditë.
Gazeta zbulon se Dybala mund të kthehet në stërvitje midis sot dhe nesër dhe shpreson të ftohet për ndeshjen e së shtunës kundër Giallorossëve.
Në orët e ardhshme, Juventusi do të vlerësojë argjentinasin dhe do të vendosë nëse ai kthehet menjëherë në skuadër ose nëse duhet të presë deri në ndeshjen e Kupës kundër Interit javën e ardhshme.