Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata mbetet në ajër, por argjentinasi thuhet se ka më shumë gjasa të largohet.

Kontrata e Ronaldos dhe Dybala skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa Morata është në huazim nga Atletico Madrid deri në fund të sezonit.

Juventusi mund të zgjas qëndrimin e tij të përkohshëm për një sezon më shumë duke paguar 10 milionë euro, ose ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme për 45 milionë euro.

Gazeta italiane Gazzetta.it shpjegon se qëndrimi i spanjollit në Torino nuk duhet të merret si i mirëqenë, por Juventus ka të ngjarë të zgjasë lëvizjen e tij të huazimit.

Sa i përket Ronaldos, asi portugez është i vetëdijshëm se askush nuk do t’i ofrojë atij një pagë prej 31 milionë eurosh në vit dhe duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Juventus apo të bashkohet me një klub tjetër që nuk do t’i paguante të njëjtat para.

Në fillim të kësaj jave, La Gazzetta dello Sport raportoi se CR7 është i gatshëm të zvogëlojë pagën etij për t’u kthyer në Manchester United.

E ardhmja në Torino mbetet e pasigurt, dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për argjentinasin Dybala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme