Reshjet e borës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës, kanë vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve në komunikacion.
Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i aksidenteve në komunikacion. Në krahasim më një ditë më parë numri i aksidenteve që ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit është shumë më i madh.
Sipas raporti të fundit të policisë së Kosovës në tërë vendin janë regjistruar 127 aksidente, kurse në raportin e një ditë me parë ka ndodhur 65 aksidente.