Pasagjeri hidhet nga dera e autobusit, përplaset për vdekje me furgonin

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:18 | Nga
Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit, e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.
Ai u transportua menjëherë në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas dëshmitarëve, ambulanca ka shkuar në vendngjarje me 15 minuta vonesë, edhe pse vendi ku ndodhi incidenti në lagjen nr.14, ka qenë fare pranë spitalit.

Policia raporton se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme