Vinçi mbyt punëtorin në Korçë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës.

Mësohet se vinçi ka zënë poshtë një punëtor në hyrje të Pazarit të Vjetër.

Elvis Josifi 30 vjeç ka ndërruar jetë pasi është zënë poshtë nga vinçi ndërsa po punonte  në katin e katërt të një ndërtesë në ndërtim në hyrje të pazarit të Korçës.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkak të mungesës së kushteve në punë.GazetaExpres.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme