Nëse shefi të thotë “jo”

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 07:14 | Nga Ekonomia Online

Në ambientin e punës është e zakonshme situata kur i druhemi zhgënjimit të pritsh-mërive të shefit, apo në rastin kur projekti ynë nuk pëlqehet, pavarësisht impenjimit nga ana jonë.

Ja si ta hidhni pas krahëve këtë zhgënim.

Përcaktoni problemin

“Refuzimi nuk thotë asgjë për ju, por thotë diçka mbi atë që e shpreh dhe manifeston preferencat dhe idetë e veta. Nëse puna juaj nuk pëlqehet nuk do të thotë që nuk është kryer si duhet dhe aq më pak që të jetë e gabuar. Do të thotë nuk është ajo që shefi do të dëshironte të ishte”, thotë Mario Alberto Catarozzo, shef biznesi.

Zgjidheni

Mësoni të spostoni fokusin nga identiteti juaj (meqë projekti nuk pëlqehet, ka diçka tek unë që nuk shkon) në zonën e bashkëfolësit (projekti nuk pëlqehet pasi nuk është ajo që kërkon bashkëbiseduesi im).

Mësoni të kuptoni ku jeni përmirësuar dhe anasjelltas dhe në çfarë duhet të përmirësoheni akoma. Bëni diçka të re dhe të ndryshme në të ardhmen”, përfundon eksperti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme