Shtohen përdoruesit e heroinës në Korçë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Godinat e braktisura janë kthyer në vende ku përdoruesit e drogave të forta, kryesisht ata që përdorin heroinë, injektojnë lëndën narkotike në qytetin e Korçës. Fatkeqësisht, ky fenomen po njeh rritje me gjithë masat e marra.

Marinela Fustanja, punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, thotë se janë 75 persona momentalisht që marrin metadonin si qetësues, pasi është zëvendësues i heroinës. “Mund të themi që gjatë kësaj kohe ka persona të rinj, por më shumë ka rikthime të përdoruesve”.

Luhatjet emocionale që pësojnë personat që përdorin heroinë si dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive nëpërmjet shiringave që hidhen vend e pa vend, shikohen si problemet kryesore të këtij fenomeni, transmeton A2.

Ndërsa nga të dhënat nuk kanë munguar as rastet e vdekjeve ku vetëm në Korçë, dy vitet e fundit numërohen 6 raste të humbjes së jetës si pasoje e përdorimit të heroinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme