Instituti i Shëndetësisë Publike nuk i ka marrë ende rezultatet e mostrave që ka nisur për në Gjermani për testim të variantit Omicron.
Në një përgjigje për KlanKosova, IKSHPK ka thënë se ato pritet të arrijnë rreth datës 20-24 dhjetor 2021.
Më 6 dhjetor, Kosova nisi drejt Gjermanisë dhjetëra mostra.
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.