Pushteti nuk është i sigurt nëse përfundimisht të martën do t’i japë epilog Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshimi i vetëm, pas tri tentativave të para, është arritja e proklamuar e marrëveshjes individuale me dy deputetë, llogaritet se mundëson krijimin e dy të tretave me fiks 80 vota, shkruan sot Koha Ditore.
Por nga ana tjetër votat e jo të gjithë deputetëve të partive të “koalicionit pro-demarkacion” janë të sigurta.
Ndërkohë tentimi i arritjes së një marrëveshjeje me Listën Serbe ka ngritur dyshime tek opozita dhe tek analistët për pazare të pafavorshme, në këmbim të votës pro demarkacionit.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e as deputetë të koalicionit nuk kanë qenë të sigurt të dielën nëse demarkacioni do të votohet këtë javë. Kjo për shkak të rrezikut që marrëveshja të dështojë nëse shkohet me vetëm 80 vota të konfirmuara.