Dyshime për përdhunim të dy vajzave në Berat, reagon ministri i Brenshëm: Policia të rrisë vigjilencën për këto raste

| 15 Dhj 2023 | 12:41 | Nga

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me përdhunimin e dy vajzave në Berat, njëra prej të cilave e mitur e moshës 16-vjeçare.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Balla shkruan se instancat shtetërore do të bëjnë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale të trajtohen me dinjitet.

Ministri shton se policia ka rritur vigjilencën ndaj rasteve të dhunës ndaj grave dhe po bën gjithçka për t’i parandaluar këto krime.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit Berat ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

Të ngjashme