Ish-agjenti i Neymarit, Wanger Ribeiro nuk pret që braziliani të rikthehet në këtë verë te Barcelona nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi kaloi për shumën rekorde 222 milionë euro në Parkun e Princave, ndërsa ka disa afate që lidhet me një rikthimin në Camp Nou.
Me këtë situatë, Ribeiro ka thënë se ai ka dyshime që Neymar mund të rikthehet te katalunasit, pasi afati i transferimeve ka ndryshuar shkaku i coronavirusit.
“Mendoj se Neymar do të qëndrojë et PSG, pasi afati i transferimeve është ndryshe tani”, ka thënë ai për Fox Sports.
“Bota ekonomike e futbolli do të ndryshojë dhe vështirë se ndonjë klub mund t’i paguajë tani mbi 100 milionë euro për një lojtar.
“Mund të them se Real Madridi ka vazhduar bisedimet për transferimin e tij, derisa Florentino Perez më kishte telefonuar më parë për të arritur një marrëveshje”, ka shtuar më tej ai.
Neymari ka kontratë me PSG-n deri në vitit 2022, derisa është kundër rinovimit të kontratës, pasi besohet se po e kërkon me ngulm rikthimin në Spanjë.