Dy persona janë arrestuar në Gjilan për keqpërdorim të kartelave bankare.
Sipas Policisë, dyshohet se nga shtatori të dyshuarit kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, duke përfituar për vete.
Të dy janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.