Një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.
U.d. i drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, tha se nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”.