Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga coronavirusi.
Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vdekjeprurës. Sipas informacioneve që disponon kjo gazetë, një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.
Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.
Gruaja që ka humbur jetën ka pasur shenja të gripit. Duke qenë se ka punuar si edukatore kopshti është e nevojshme që të qartësohen shkaqet e vdekjes.