Dyshohet për mjete shpërthyese në dy objekte në kryeqytet, ky është mesazhi i kërcënuesit

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradianj”, afër stacionit policor “Qendra”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Një telefonatë kërcënuese që pretendohet ta ketë marr roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe dyshimet për vendosjen e një mjeti të dyshimtë.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, u ka thënë anëtarëve të këshillit dhe stafit tjetër që të dalin jashtë, pas dyshimeve të tilla.

Krejt kjo, siç u ka thënë ai anëtarëve të KGJK-së, se roja i sigurimit ka marr një telefonatë kërcënuese se “juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”.

Policia thotë se dyshohet për dy mjete shpërthyese në dy objekte në këtë rrugë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se kanë marr një informatë për një mjet të dyshimtë dhe se njësitet relevante policore kanë dal në vendngjarje.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se ne dy objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”.

Njësitet policore janë duke ekzaminuar rreth objektit të KGjK-së.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/458101674945074/

Të ngjashme