Para pak minuta dyshohet se ka ndodhur rrëmbimi i një burri në një restorant në Llapashticë të Podujevës.
Mirret vesh nga burimet se viktima ka qenë duke pirë kafe kur në restorant kanë hyrë persona të armatosur të cilët edhe e kanë kidnapuar.
“Para pak minutash e kanë rrëmbye një person i cili ka qenë duke pirë kafe, identiteti i këtij personi nuk dihet”, tha ky burim për Insajderin.
Gazeta ka kontaktuar me restorantin ku ka ndodhur rasti, por personi që është lajmëruar në numrin zyrtar nuk ka treguar asgjë lidhur me këtë rast.
“I paskeni informatat, mos thirrni më”, ka thënë shkurt ky person.
Insajderi ka kontaktuar edhe me policinë në këtë komunë, por zyrtari i saj për informimin, Bekim Bislimi, ka thanë se nuk mund të flasë pasi është shumë i zënë.