Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka mbetur e vdekur mesditën e sotme. Policia ka deklaruar se dyshohet për vdekje të dhunshme.
Në vendin e ngjarjes në fshatin Vragoli, ku 33-vjeçarja është gjetur e vdekur. Sipas informatave nga vendngjarja, dyshohet se viktima dhe dorasja janë motra, ndërkaq këtë dyshohet se e ka bërë në mënyrë të dhunshme, raporton Express
Se ka dyshime për vdekje të dhunshme, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.