Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Skenderaj

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me ugjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes Policia njofton se ka gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë me tre fishekë dhe gjashtë gëzhoja.

“Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion  për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri  në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

 Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme