Sot gjatë ditës është raportuar se një person në Mitrovicë e ka ther me thikë babanë e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Sipas policisë, një i dyshuar e ka ther me thikë një 58-vjeçar, me një mjet të mprehët.
I lënduari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Rastin për Express, e ka konfirmuar Avni Zaiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë ai.