Therret me thikë një person në Podujevë

Podujevë | 13 Shk 2018 | 09:52 | Nga

Një person është arrestuar dje në Gllamnik të Podujevë pasi sipas policisë i njëjti ka therrur me thikë një mashkull, transmeton Ekonomia Online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin policor.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme