Ky është i burgosuri 25 vjeçar që porositi vrasjen e oficerit korrektues në Gërdoc të Podujevës

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “kanosje” ndaj një të burgosuri, i cili dyshohet se të premten ka porositur vrasjen e një oficeri korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, në fshatin Gërdoc të komunës së Podujevës.

Demokracia.com merr vesh se Vezir Haziraj, 25 vjeçar, ka porositur të dyshuarin tjetër, Ideal Bytyqi, 33 vjeçar, që ta sulmojë, kanosë apo edhe ta vrasë zyrtarin korrektues.

I dyshuari tjetër, Ideal Bytyqi, ka qenë edhe më parë i dënuar, derisa tani ndodhet në liri.

Demokracia.com ka mësuar se në lidhje me rastin kanë përpiluar raporte edhe dy dëshmitarë, A.E. dhe A.N., identitete të njohura për redaksinë.

Ndërkohë, për ngjarjen sot ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka nisur procedurë për “kanosje” ndaj të dyshuarit, ndërsa rasti ka kaluar për hetime te stacioni i Policisë NJHP- Prishtinë./demokracia.com/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme