Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një nënë ka raportuar sot në Polici se dy vajzat e saj të mitura janë dhunuar nga babai i tyre.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se vajzat janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Gjatë intervistimit ato kanë deklaruar se që nga mesi i verës së kaluar ato janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre.
I dyshuari, 30-vjeçar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Sipas të njëjtave burime, gjatë kohës së intervistimit të viktimave, kanë qenë të pranishëm prokurori, përfaqësuesi i qendrës për punë sociale dhe avokati mbrojtës.