Dyshohet se e mitura u rrah deri në alivanosje se drogohej (Video)

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 10:07 | Nga

Një vajzë e mitur, nxënëse në shkollën e mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit ka qenë viktimë e një dhune mizore nga disa persona të moshës madhore, videoja e të cilët u publike dje nga disa nxënës që ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Vajza Sh.B. (Emri i njohur në redaksi) nxënëse e shkollës së mesme “12 Maji” është rrahur mizorisht me shkelma nga disa persona që mendohet se kanë qenë familjarë të saj. Dhuna ka ndodhur përballë shkollës së Mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit në prani të nxënësve dhe kalimtarëve të tjerë të cilët e kanë parë më sy këtë dhunë.

Një lexues i Botapress-it e ka incizuar këtë dhunë dhe i ka dërguar redaksisë këtë video trishtuese. Siç dëgjohet edhe në video nxënësit kanë qenë të tmerruar nga ajo që kanë parë se çka po i ndodhë shoqes së tyre. Personat që ushtrojnë dhunë janë nga fshati Dejnë i komunës së Rahovecit.

Rrahjen e vajzës e ka konfirmuara për Periskopin edhe drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Osman Ismajli, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur të më 7 tetor dhe se vajza ndaj të cilës është përdorur dhunë është e moshës së mitur.

Shkaktar i kësaj dhune, sipas tij, dyshohet të jetë dyshimi se ajo ishte nën ndikimin e substancave narkotike apo alkoolit.

Ai ka thënë se personat të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës janë familjarë të saj, mirëpo që deri tani ata nuk janë marrë në pyetje.

“Ne jemi duke punuar, kemi punuar edhe më herët, mirëpo jo për dhunë, sepse tash ka ndodh edhe dhuna që është përdorur nga familjarët në oborr të shkollës apo në rrugë. Kemi qenë duke e hetuar, sepse kemi dyshuar që një mjek e ka trajtuar atje dhe kemi dyshuar se vajza  ka qenë nën ndikimin e  drogës apo alkoolit”, ka thënë ai.

Sipas Ismajlit, e mitura kishte munguar disa herë në mësime duke shtuar se pas dhunës ishte trajtuar në një ambulancë afër shkollës, mirëpo mjeku që e kishte trajtuar nuk e ka lajmëruar rastin në Policia, për çka edhe do të merret në pyetje.

“Ajo ka munguar në mësim. Këtë e kemi verifikuar nëpërmjet drejtorit që ka munguar disa herë në mësim. Dyshohet se ka përdorur drogë ose alkool në ato lokale në Ratkoc. Është trajtuar në një ambulancë lokale aty. Ne e kemi ftuar mjekun për intervistë  para tre ditëve dhe ai të vjen. Pra, jemi në ngjarje, mirëpo nuk dihet shkaku i rrahjes dhe pse mjeku nuk ka raportuar”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme