Avokati Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit, tha se Albin Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat.
“Kurti nuk eshte i vetmi kryeminister i Kosoves per te cilin dyshohet se ishte planifikur atentat ( nese vec ka qene e vertete kjo). Situate e njejte ka qene edhe me ish Kryeministrin Mustafa”, ka shkruar Berisha.
Avokati thotë se detajet për këtë i dinë edhe organet e sigurisë.
“Detajet i dine organet e sigurise me te cilat une si keshilltar i tij kam bashkepunuar ngushtesisht ne hetimin e ketij rasti”, ka shkruar Berisha në Facebook.
A2CNN raportoi sot se në vitin 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti nga një shtetas i Shqipërisë.