Dy meshkuj kosovarë, janë intervistuar nga Policia kufitare e Kosovës gjatë patrullimit, mbi dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dy, janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton klankosova.tv.
”Policia gjatë patrullimit ka takuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”.