Dyshohet se dy lopë dhe dy viça ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari është arrestuar në fshatin Buzovik të Komunës së Vitisë.
Policia njofton se me këtë rast po merren edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kur është ndaluar nga policia në automjet kishte pas të ngarkuara dy lopë me dy viça të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së veriut. Me rast janë marr edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganorë kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.