Policia e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media lidhur me një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 91 kilogramë marihuanë.
Drejtori i Drejtorisë për Narkotikë, Major Reshat Museli, tha se kanë dyshime që droga ka qenë me origjinë nga Shqipëria dhe ka pasur destinim vendet e Bashkimit Evropian.
“Mbrëmë rreth 08:20 ka ndërmarrë një operacion në Konushevc të Podujevës. Hetuesit policorë fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e të dyshuarve me makina, më pas është ndaluar një veturë që dyshohet se ka narkotikë, më pas të dyshuarit e kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës duke i kanosur dhe rrezikuar policët, duke i shkaktuar lëndime një policit. Vetura me targa gjermane, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Në kontrollë të menjëhershëm Policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paktime me marihuanë në peshë prej 91 kg ”, tha drejtori i Drejtorisë për Narkotikë.
“Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe objektet përcjellëse, një shtëpi në fshatin Konushevc dhe është arrestuar një i dyshuar F.M 55 vjeç, kjo shtëpi dyshohet se ka qenë depo e narkotikët. Është kontrolluar edhe shtëpia e një të dyshuari M.Q në Dragash por nuk është gjetur asgjë”
Ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Policia është në kërkim të edhe tre personave tjerë. Kemi informacione për personat e involvuar në këtë rast dhe shumë shpejtë do t’iu njoftojmë“, tha majori i Policisë.