Top golashënuesi i Përfqësueses së Kosovës, njëherit futbollisti kosovar i vitit, po zgjon interesin e disa klube të njohura evropiane.
Së fundmi ishte raportuar se gjigandi londinez Chelsea po kërkon shërbimet e 23 vjeçarit, derisa nuk pati ndonjë ofertë konkrete nga klubi anglez në drejtim të Heerenveenit.
Kurse, më herët ylli i Kosovës ishte përfolur për një kalim të mundshëm tek Fenerbahçe dhe te gjigandi tjetër turk Galatasaray derisa tashmë është shtuar edhe një ekip si destinacioni i tij i mundshëm.
Mësohet se për Zenelin interes ka filluar të shfaqë edhe skuadra franceze e Reims.
Kujtojmë se Zeneli që nga viti 2016 është pjesë e Heerenveenit, ekip me të cilin në 71 paraqitje i ka shënuar 14 gola.
23-vjeçari së fundmi u tregua vendimtar për skuadrën e tij në Holandë, me asistimin e dhënë në ndeshjen kundër Ajaxit.