Francesco Totti dje ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Kapiteni romak ndaj Genoas në Stadio Olimpico mori një lamtumirë të merituar, lamtumirë që do e ëndërrojë çdo lojtar.
Sipas Rai Sport e ardhmja e legjendës italiane do të jetë në MLS te Miami FC. Klubi amerikan aktualisht drejtohet nga Alessandro Nesta, ndërsa bashkëpronar është edhe Paolo Maldini. Vlen të theksohet se Totti te Roma kaloi 24 sezone.
https://www.youtube.com/watch?v=nAjITgs58tk