Burri nga India, Suraj Mahto, është bërë temë e medieve, sepse e ka braktisur gruan e re Lalita, për t’u martuar me nënën e saj 20 vjet më të vjetër, Asha Devi.
Afera e pazakontë ka filluar kur 42- vjeçarja ka shkuar të vizitojë çiftin e ri, në fshatin Puraini, në njërën nga pjesët më të varfra të shtetit Bihar..
Derisa kujdesej për dhëndrin 22-vjeçar, i cili u sëmurë papritmas, ata bien në dashuri të fshehtë.
Kur vjehrra është kthyer në shtëpi, dhëndri shtoi bisedat telefonike me të e madje edhe vizitat tek shtëpia e saj.
Kur kuptohet lidhja, Lalita i kërkonte nënës dhe burrit të ndërpresin kontaktet, por kot. Madje, as babai i saj, pra vjehrri i Surajit, nuk ka mundur të bëjë gjë në këtë drejtim.
Kështu, dhëndri ndahet me gruan dhe martohet me nënën e saj. Por, pas dy muajve, çifti i ri i pazakontë po e konsiderojnë këtë vendim si të pavend, ndaj duan t’ju kthehen marrëdhënieve të vjetra.
Suraji ka kërkuar që të kthejë Lalitën, me të cilën e kanë një djalë, për të jetuar si ishin më parë. Njëjtë po mendon edhe Devi, e cila me padurim po pret shkurorëzimin, që t’i kthehet burrit të saj.