Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka vdekur të dielën pasdite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për këtë rast është njoftuar policia e Kosovës të cilët e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Mirëpo, Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate është deklaruar se e burgosura e lindur në vitin 1976 vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Sipas kësaj organizate, ata kishin kërkuar që për shkak të gjendjes shëndetësore ajo të lirohej apo t’i zëvendësohej masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër në mënyrë që ajo të ketë mundësi për trajtim dhe shërim.
KMDLNj konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës në Lipjan ka ndërmarrë të gjitha masat, në kuadër të mundësive ekzistuese për trajtimin shëndetësor të të paraburgosures B. Z., mirëpo, gjykata ka vendosur ta mbajë atë të mbyllur në burg.