Pavarësisht se ka ndërruar disa partnerë në jetën e saj, aktorja Jennifer Lawrence, ka shokuar me deklaratat e saj gjatë një interviste për The Sun.
Aktorja ka deklaruar se nuk i pëlqen të bëjë seks, pasi ka frikë nga mikrobet.
Pavarësisht se ka dëshirë, frika nga mikrobet e pengon Jennyfer që të përjetojë eksperienca seksuale me partnerin e saj.
Ylli 27-vjeçar, i cili po promovon filmin e saj të ri Red Sparrow, i tha The Sun se ndërsa ajo mund të flasë për një lojë të mirë, realiteti është shumë ndryshe: “Mua më pëlqen të flas për seksin, por realisht nuk më pëlqen të bëj”.
Por pavarësisht pikëpamjeve të saj për seksin, duket se nuk e kanë penguar yllin e kinematografisë për të gjetur dashurinë.
Jennifer gjatë intervistës shtoi: “Unë aktualisht nuk jam në një marrëdhënie. Po e bëj të qartë se nuk kam pasur marrëdhënie seksuale në një kohë shumë të gjatë. Do të doja të kisha një marrëdhënie, e di – është e vështirë atje jashtë!”