Asgjë më të bukur nuk ka se pushimi vjetor dhe udhëtimet në det, mal, banjë dhe fshat, madje edhe për shtatzënat. Edha ato, nëse shtatzënia zhvillohet pa probleme, munden pa u frikësuar që të nisen në rrugë me veturë.
Patjetër të lidhni rripin e sigurisë por vetëm nën stomak, jo mbi të.
Vështirësitë eventuale në shtatzëni mund të shfaqen tre muajt e parë, kur shfaqen mundimet e shpeshta për shkak të përshtatjes së organizmit.
Në valixhe, pos dokumenteve personale, patjetër të keni librezën shëndetësore, konstatimet mjekësore dhe telefonin e mjekut i cili përcjell shtatzëninë tuaj… Vishni rroba të rehatshme dhe mos u brengosni. Vozitja e veturës nuk do të dëmtojë beben.
Me tren udhëtimi është më i rehatshëm, ndonëse mund të zgjasë shumë
Udhëtimi me tren është më i rehatshëm për shtatzënat, sepse në çdo çast mund të çohet në këmbë dhe të shëtisë, ndërkaq edhe më rehat do të ndihet nëse merr trenin e fjetjes.
Kur të dilni nga vetura, patjetër duhet të shëtisni pak, sepse fëmija juaj ka nevojë për rritjen e qarkullimit të oksigjenit. Veturën gjithmonë par kojeni në hije.
Nuk duhet të vozisni shpejt, nuk do t’ju përshtatet vozitja e këtillë, andaj mos u ngutni. Kënaquni me udhëtimin.
Kini parasysh që aerbagu nuk paraqet rrezik për beben në rast aksidenti, sepse fryhet vetëm në zonën e kokës dhe të koshit të kraharorit.