Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut, janë shqiptuar 823 gjoba kundërvajtëse.
Numri i aksidenteve dhe numri i gjobave ka rënë ndjeshëm muajin shtator.