Kjo fotografi e një luani të tërbuar u bë nga Atif Saeed pak sekonda para se ta sulmonte, ka treguar fotografi.
Saeed, një fotograf i natyrës, dëshiroi të shfaqte “karakterin dhe statusin” e një luani – kështu që ai shkoi në një park kafshësh në Lahore, Pakistan.
“Isha ulur para tij pranë veturës sime dhe dera e veturës ishte e hapur. Isha ulur në tokë pak metra larg, dhe ai po më trajtonte si prenë e tij”, tha ai për Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Pasi Saeed e bëri këtë fotografi, ai kërceu prapa në veturën e tij për të shpëtuar.
“Luani në mënyrë agresive kërceu drejt meje dhe unë thjeshtë u gjuajta në veturën time”, tha ai.
“Tani kur mendoj për këtë, nuk mendoj se do të isha në gjendje ta bëja përsëri. Ishte një takim shumë i afërt”, shtoi ai.