A e dini përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine? (Foto)

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 10:18 | Nga

A e keni vërejtur ndonjëherë, se si para fluturimit, njëra ndër stjuardesat e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpinës?

Nëse mendoni që kjo është ndonjë mënyrë e përcaktuar më parë e sjelljes, gaboni.

Ato pikërisht fshehin diçka në duar.

Këtë e bëjnë një shkak të thjeshtë – i numërojnë udhëtarët.

Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël, me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët.

Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion, por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse.

Kështu duket numëruesi “sekret”:

Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine, në mënyrë që të mos tërheqin shumë vëmendje ndaj këtij veprimi.

Ndonjëherë këtë e bëjnë pasi të jenë ulur të gjithë, por ndonjëherë edhe nga dy herë – gjatë hipjes në avion dhe pasi të jenë ulur të gjithë.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme