Trajneri i Francës zbulon sekretin e bllokimit të Messit

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 11:06 | Nga

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, me atë që pamë dje ka arritur të përgatis një skuadër të “frikshme”.

Franca arriti të mposhte Argjentinën me një rezultat 4-3, duke kthyer në shtëpi Lionel Messin.

Së fundmi Didier Deschamps, deklaroi se skuadra e tij kaloi në çerekfinale sepse diti se si të bllokonte Leo Messin.

“Mendoj se homologu im argjentinas donte që t’i jepte më shumë liri, në mënyrë që Messi të vinte pas krahëve të mesfushorëve tanë. Por ne u përshtatëm dhe e neutralizuam. Kante ishte gjithmonë pas tij”, deklaroi Deschamps pas ndeshjes që Franca fitoi 4-3 ndaj Argjentinës.

“Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes”, pranoi trajneri francez.

Deschamps u shpreh se një tjetër mënyrë për të bllokuar Messin ishte neutralizimi i dy mesfushorëve të tjerë: Mascherano dhe Banega.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme