Jorge Sampaoli nuk është më trajneri i Santos. 59-vjeçari i dha fund aventurës me klubin brazilian pas një sezoni duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë por divorci i parakohshëm ka arsye të tjera.
Sampaoli mësohet se ka patur divergjenca me drejtuesit e klubit lidhur me merkaton dhe mungesën e investimeve, kushte që ishin të panegociueshme për të vijuar aventurën me klubin. Një tjetër arsye e rëndësishme për largimin e tij është edhe interesimi i disa klubeve europiane për ta afruar ish trajnerin e Sevillas dhe të Kilit./supersport.al/