Një person është arrestuar në Krojmir të Lipjanit për shkak se në terasën e një marketi e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një shkop druri një person tjetër.
Në raportin e policisë thuhet se viktima si pasoj e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman në QKUK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.