Një foshnje e porsalindur ka shpëtuar për mrekulli pasi u braktis në një kanal ujërash të zeza e zhveshur.
Foshnja u gjet nga një kalimtar që po bënte shëtitje herët në mënjges me qenin e tij në Port Elizabeth, Afrikën e Jugut.
Charmaine Keevy, 63 vjeç dëgjoi zërin e foshnjes në pusetën e ujërave të zeza. Fillimisht mendoi se ishte ndonjë mace por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë që qante brenda. Menjëherë mori një shufër hekuri dhe arriti që të lëvizë pllakën e rëndë të betonit që mbulon pusetën në mënyrë që të shihte brenda saj.
63-vjeçari u fut në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxorri foshnjen.
Policia dhe ambulanca arritën shpejt duke mjekuar fëmijën në vendngjarje e më pas u dërgua në spital për trajtim urgjent.
Policia tha se mënyra e vetme që foshnja të futej në pusetë ishte nga dikush që ka hequr pllakën e betonit dhe e braktisi aty.
Padyshim që shpëtimi i vogëlueshes ishte një mrekulli.
Policia po heton ngjarjen për të zbuluar se kush e braktisi foshnjen dhe për të zbuluar identitetin e prindërve të saj.