Kur Mario Fernandes u gjet pas pesë ditëve kërkimi, gati i vdekur nga uria dhe pa asnjë cent në xhep, ai nuk ka imagjinuar se do të vinte koha të paraqitej në Kampionat Botëror.
Gjërat u duk se po shkonin mbarë për të, por në një moment ai u përjashtua nga Përfaqësuesja e Brazilit, pasi humbi fluturimin për shkak të festës që e kishte bërë një natë më herët.
Kur ia ktheu shpinën vendlindjes së tij për të luajtur me CSKA Moskën në një ligë goxha inferiore, karriera e tij ndërkombëtare dukej se kishte marrë fund. Por nuk është kështu, transmeton Koha Ditore.
Fernandes të shtunën (sot) do të jetë titullar te Përfaqësuesja e Rusisë, që në “Fisch Stadium” të Sochit do të luajë kundër Kroacisë në kuadër të çerekfinales së botërorit “Rusia 2018”. Rusia po kërkon suksesin historik duke u kualifikuar në gjysmëfinale, e për vetë Fenrnandesin do të ishte përtej kësaj.
Ai ende nuk di të flas gjuhën ruse dhe gjithmonë kur jep ndonjë deklaratë, i duhet një përkthyes i gjuhës portugeze.