E kanoste vazhdimisht të dashurën e tij, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, mbrëmjen e ditës së djeshme.

I njëjti dyshohet se e kishte kanosur një femër me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës, kjo nuk ishte hera e parë që i dashuri e saj e kishte kanosur.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën  dyshimin se ka kanosur viktimën femër  kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme