E kishte vizituar në spital sa ishte gjallë, Big Mama me fjalë prekëse për Ylber Aliun

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, producenti dhe muzikanti nga Shkupi, Ylber Aliu.

Me të marrë lajmin e hidhur, shumë prej emrave të njohur të estradës, kanë shprehur dhimbjen e tyre me ndarjen nga jeta të parakohshme të producentit.

Këngëtarja, Big Mama emocionoi me fjalët për këngëtarin e ndjerë.

Vdekja në moshë të re e muzikantit shqiptar ka pikëlluar familjarë, miq e kolegë të tij, të cilët shprehën ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja me anë të rrjeteve sociale shkroi fjalë prekëse për këngëtarin tashmë të ndjerë, ndërsa ndau edhe një foto krah tij.

Fotografia ishte shkrepur gjatë kohës kur Ylberi ishte i shtrirë në spital, ku e kishte vizituar këngëtarja.

“Ah more Ylber na këpute shpirtin do mbetesh në kujtimet tona përjet u prehsh ne paqe”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme