Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës në sezonin e ardhshëm, por ende nuk dihet se në stolin e cilës skuadër.
Sokoli për Gazetën Express konfirmoi se është në bisedime, por pa e treguar emrin e klubit.
Jam në bisedime. Nuk mund ta them emrin e klubit. Vetëm prej fillimit të kampionatit mund të angazhohem, ndryshe jo” – u shpreh “Profa”.
Ai e konfirmoi gjithashtu se është në bisedime me një klub nga Superliga e Kosovës.
Sokoli më 13 dhjetor të vitit të kaluar mori drejtimin e Gjilanit, për të vazhduar deri më 12 mars, kur dha dorëheqje.
Që nga marsi, ai nuk është angazhuar më te ndonjë skuadër, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh në fillim të edicionit 2021/21.