Manchester City është afër titullit të kamponit në Angli.
‘Qytetarët’ sot para tifozëve të tyre presin West Hami dhe në rast të fitores, atëherë City për të katërt herën radhazi do të fitojë titullin e kampionit në ishull.
Një tjetër lajm i mirë për tifozët e Man Cityt është se trajneri Pep Guardiola, ka konfirmuar se do të qëndrojë në ‘Etihad Stadium’ edhe në sezonin e ardhshëm.
“Dua të jem këtu në Man City sezonin e ardhshëm. Unë do të qëndroj këtu në City. Unë kam kontratë me Man Cityn”, ka thënë Guradiola.
Strategu spanjoll me Man Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2025.